Të fundit

Kurti: S’do të kishte shembull më të mirë sesa zëvendësimi i Rusisë me Kosovën në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke e zhvilluar një diskutim në Këshillin e Atlantikut.

Në mesin e temave, ai foli edhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Shefi i qeverisë tha se do të ishte shembull i mirë që Kosova të zëvendësohet me Rusinë në këtë organizatë.

“Nuk mendoj se do të kishte shembull më të mirë, për kohën ku jetojmë, sesa të zëvendësohet Federata Ruse me Kosovën. Nëse jeni me të vërtetë në anën e paqes dhe demokracisë, kjo është gjëja e drejtë për tu bërë. Përjashtojeni Rusinë dhe futeni Kosovën”, tha Kurti.

“Ne kemi aplikuar, është më se e duhur të aplikojmë. Është një organizatë shumë e rëndësishme dhe ne duhet të jemi pjesë e kësaj. Sidoqoftë është në dorë të shteteve të vendosin. Shpresojmë që zemrat e tyre të jenë në anën e duhur”.

Ai mes tjerash tha se “presim liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian”.

“Shkurt, jemi fanari i demokracisë në Ballkan. Jemi prej vendeve më demokratike në Ballkan. Kemi përmirësimin më të madh sa i përket perceptimit të korrupsionit nga Transparency International. Jemi vendi i vetëm në Ballkan që jemi përmirësuar në raportin e Freedom House”, deklaroi Kurti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci