Një sulmues, ende i paidentifikuar, ka shtënë me armë zjarri në një shkollë në Gjermani të mërkurën.
Ngjarja ka ndodhur në një gjimnaz në Bremerhaven, raporton Bild.de bazuar në një njoftim të policisë gjermane.
Një person është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital, tha një zëdhënëse e policisë.
Aktuell gibt es einen größeren #Polizeieinsatz in der Bremerhavener Innenstadt. Details dazu wird die #Polizei #Bremerhaven später bekanntgeben.
Bitte meiden Sie den Bgm.-Martin-Donandt-Platz und die anliegenden Straßen. pic.twitter.com/rdLy1odfzi
— Polizei Bremerhaven (@PolizeiBhv) May 19, 2022
Sipas raportimeve, sulmuesi nuk raportohet të jetë nxënës i shkollës.
Policia ka mundur të arrestojë një të dyshuar, derisa një i dyshuar i dytë ndodhet në arrati.
