Gjenerali i lartë amerikan Mark Milley ka folur me shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë Valery Gerasimov, konfirmoi sot ushtria amerikane, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
“Udhëheqësit ushtarakë diskutuan disa çështje shqetësuese që lidhen me sigurinë dhe ranë dakord të mbajnë linjat e komunikimit të hapura”. tha një zëdhënës i Milley, kryetar i shefave të përbashkët të shtabit të SHBA.
“Në përputhje me praktikën e kaluar, detajet specifike të bisedës së tyre do të mbahen private”, shtoi zëdhënësi.
Telefonata u bë pasi sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin foli me homologun e tij rus javën e kaluar, hera e parë që kur Rusia filloi pushtimin e saj të Ukrainës në shkurt.
