Të fundit

Krasniqi: Ministri Murati dhe deputetja Kurti të kërkojnë falje për sjelljen arrogante

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka qortuar publikisht të enjten deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, të mos ndërhyjë në fjalimet e tij.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Murati u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. Ai i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda kuvendit.

“E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, qortoi ministri, deputeten Dumoshi.

Në një kundërpërgjigje ndaj fjalimit të ministrit Murati, Dumoshi e quajti atë “arrogant” dhe “injorant”.

Në ndihmë Dumoshit i ka dalë kolegia e saj.

Rrezarta Krasniqi e ka quajtur të ulët dhe të patolerueshme sjelljen e sotme të Muratit.

“Ministri Murati duhet që sa më parë të kërkoj falje për sjelljen arrogante e cila nuk duhet të ketë vend brenda Kuvendit të Republikës së Kosovës”, shkroi ajo në Facebook.

Deputetja e LDK-së tha se të njëjtën duhet ta kërkojë edhe kryetarja e Grupit të Grave, Tinka Kurti.

“Në të kundërten, ndihem e detyruar për të pezulluar aktivitetin tim brenda këtij grupi”, shtoi Krasniqi.

Megjithatë, Dumoshi e quajti “dështim” ministrin Murati.

“Ministër, mua më vjen shumë ekq për ty. Ti je një arrogant i pashembullt në këtë kuvend. Unë jam Vlora Dumoshi, jam deputete e këtij kuvend. Unë kam të drejtë të bëjë edhe pyetje. Ti nuk ke të drejtë që me arrogancë dhe injorancë t’i drejtohesh deputetëve. Çka po mendon ti? Kush je vëlla ti? Ti neve po na flet si nxënësve të këqij. Ndale veten se je shembull i keq. Nuk ke t’i drejtë me m’u qasë mua në asnjë sekond! Këtë harroje, ministër! Në qoftë se ke ndonjë problem, të lutem zgjedhi problemet ku duhet, e jo këtu”, i tha Dumoshi, ministrit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci