Udhëheqësit e financave të G7 kanë rënë dakord t’i japin Ukrainës 18.4 miliardë dollarë në muajt e ardhshëm, ndërsa pushtimi i Rusisë vazhdon, sipas një draft dokumenti të parë nga Reuters, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po mbajnë bisedime ndërsa Ukraina vazhdon të luftojë forcat ruse.
“Në vitin 2022, ne kemi mobilizuar 18.4 miliardë dollarë mbështetje buxhetore, duke përfshirë 9.2 miliardë dollarë angazhime të fundit”, thuhej në draft dokument.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe më gjerë dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë sipas nevojës.”
Më herët sot, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se udhëheqësit e financave të G7 kishin rënë dakord t’i siguronin Ukrainës burimet financiare të nevojshme.
