Të fundit

Michel: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Procesit të integrimit i duhen dhënë energji të reja përmes reformave në mënyrë që ai të përshpejtohet, tha ai në konferencë për media pas takimit me kryeministrin shqiptar Edi Ramën në Tiranë.

Michel, ka thënë se e mbështet nismën “Ballkani i Hapur” duke shpresuar se do të bashkohen edhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor në të.

Ai ka thënë se kjo nismë i afron gjashtë shtetet me Bashkimin Evropian.

“Ballkani i Hapur, më lejoni ta përsëris unë personalisht e mbështes Ballkanin e Hapur dhe uroj që të gjithë të bashkohen me këtë nisëm. Do të jenë më të mëdha mundësitë për të bashkëpunuar. Kjo do ta lehtësojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE. Duhet krijuar kjo platformë politike, duhet bërë ky hap integrimi në planin politik, për t’u mbledhur të gjithë, për të pasur një inteligjencë kolektive”, tha ai. /TCH

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci