Të fundit

Serbia nis fushatën anti-Kosovë për Këshillin e Evropës

Serbia ka nisur fushatën kundër kërkesës së Kosovës për pranim në Këshill të Evropës. Në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, ministri Nikola Selakoviq, ia ka paraqitur homologut nga Gjeorgjia “rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshillin e Evropës”.

“Bisedë konstruktive e ministrit të Jashtëm Selakoviq me Ilia Darchiashvili, ministrin e Jashtëm të Gjeorgjisë. U diskutua për raportet dhe bashkëpunimin e mirë ekonomik Serbi-Gjeorgji. Selakoviq e njoftoi kolegun gjeorgjian për rreziqet që paraqet kërkesa e Prishtinës për pranim në Këshill të Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së serbe.

Në njoftimin e Darchiashvilit nuk është përmendur specifikisht çështja e Këshillit të Evropës. Ai ka thënë se me Selakoviqin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për qëllimet për intensifikim të tij.

Më 12 maj, Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Për t’u pranuar në organizatën me 46 shtete anëtare duhet të sigurohen 2/3 e votave të shteteve anëtare (31 vota). Nga 46 shtetet anëtare, 12 është numri i shteteve që s’e njohin Kosovën.

Gjeorgjia nuk e njeh Kosovën si shtet.

Menjëherë pasi Kosova njoftoi për aplikim, Serbia paralajmëroi për “përgjigje serioze”, duke aluduar në çnjohje nga shtete të ndryshme.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci