Qytetarëve polakë në Ukrainë do t’u jepen të njëjtat të drejta që po marrin aktualisht refugjatët ukrainas në Poloni, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Lajmi erdhi ndërsa presidenti i Polonisë Andrzej Duda po vizitonte Kievin.
Polonia u ka dhënë më shumë se tre milionë refugjatëve ukrainas të drejtën për të jetuar, punuar dhe kërkuar përfitime.
Më herët të dielën, një politikan ukrainas tha se Zelensky kishte shpallur një projektligj që do t’u jepte qytetarëve polakë “status të veçantë ligjor” në Ukrainë.
