Të fundit

Kryediplomati grek sot vjen në Shqipëri

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias, do të vizitojë sot Shqipërinë në një vizitë zyrtare në kuadër të Javës Greke të aktiviteteve kulturore që zhvillohen në vend.

Sipas Ministrisë së Jashtme Greke, Dendias do të takohet me homologen e tij Olta Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama.

Me Xhaçkën pritet të ketë një konferencë shtypi rreth orës 12:00, ndërsa me kreun e qeverisë ministri Dendias do të ketë takim kokë më kokë me të cilin do të bisedojë për çështjet me interes për të dyja palët, integrimin evropian, marrëdhëniet shqiptaro-greke në të gjitha fushat etj.

Gjithashtu, Dendias do të takohet edhe me Kryepeshkopin Anastas Janullatos dhe me banorë të minoritetit grek në zonën e Himarës. /tvklan

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci