Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) nga ky vit ka nis një aktivitet të ri për mbledhjen e tatimeve për buxhetin e shtetit. Edhe qytetarët sikur bizneset, deri më 31 mars do të jenë të detyruar të bëjnë deklaratën tatimore mbi të ardhurat personale në ATK.
Për këtë çështje doli sot në konferencë për media Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, i cili tha se të ardhurat duhet të deklarohen përmes një formulari.
Ministri Murati njoftoi se në këtë formular obligohen të deklarohen të ardhurat e personave fizik nga kriptovalutat.
“Fitim kapital tjetër mund të jetë shitja e letrave me vlerë ose shitja e kriptovalutave. Psh nëse dikush ka investu në kriptovaluta 10 mijë euro në vlerë dhe pas një kohe është rritë vlera e tyre dhe i ka shitë kriptovlautat për 20 mijë euro, atëherë fitimi do të ishte 10 mijë dhe ky fitim kapital do duhej të deklarohej në formular. Tatimi, përfarësisht do duhej të ishte rreth 10 për qind”, tha Murati.
Murati tha se ngjashëm duhet të deklarohen edhe fitimet nga këmbimet pronave.
“Ngjashëm është kur toka jepet me këmbim. Nëse një tokë është dhënë me këmbim, psh për banesa, atëherë llogaritet kostoja e tokës sa është ble, zbritet nga vlera e banesës sa është ble dhe diferenca është fitimi kapital; 10 për qind i fitimit kapital do duhej të ishte vlera e deklaruar”, njoftoi ai.
