Të fundit

Presidentët Osmani dhe Meta takohen në Junik

Nën patronatin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe të Komunës së Junikut, sot është shënuar 110 vjetori i Kuvendit të Junikut.

Njoftimin e ka bërë kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një postimi në Facebook.

“Prezent në këtë manifestim ishte Shkëlqesia e Saj Dr. Vjosa Osmani – Presidente e Republikës së Kosovës dhe Shkëlqesia e Tij Ilir Meta – President i Republikës së Shqipërisë, si dhe shumë figura tjera të shquara të cilët e kanë nderuar Junikun me prezencën e tyre në këtë event. Kuvendi i Junikut është gurthemel i historisë sonë të lavdishme.

Natyrisht se më meritorët për këtë janë ata që kanë dhënë trupin dhe jetën e tyre për lirinë që kemi sot. Prandaj në kuadër të manifestimit janë bërë homazhe pranë lapidarit të heroit tonë Edmond Hoxha, pastaj janë bërë homazhe te kompleksi memorial në Koshare si dhe pranë lapidarit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tjerë të Junikut. Po ashtu është vizituar Kulla historike e Odës së Junikut si dhe disa nga kompanitë e suksesshme të Junikut siç janë “Joos-Krasniqi” dhe “Luna” Sh.P.K”, ka shkruar Shehu.

Ky përvjetor jubilar do të shënohet edhe me një varg të aktiviteteve tjera sipas agjendës së publikuar nga Komuna e Junikut.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci