Gjysmë viti nga vdekja e ish-myftiut të Sanxhakut Muamer Zukorliq, debati mes pasardhësve të tij nuk është shuar ende.
Trashëgimia e Muamer Zukorliqit, para së gjithash universiteti që ai themeloi, por edhe pronat e tjera, janë në qendër të vëmendjes së publikut që prej disa muajsh, veçanërisht pas autopsisë së fundit të të ndjerit, shkruan Klix.be.
Dihet se myftiu Zukorliq kishte dy gra.
Ai, për herë të parë ishte martuar me palestinezen Umajad me të cilin ka një djalë, Osama, i cili vazhdoi të drejtonte partinë politike të themeluar nga babai i tij.
Megjithatë, Zukorliq kishte edhe një grua të dytë, Elma Elfiq, me të cilën kishte katër fëmijë. Elfiq ishte i punësuar si drejtor i një universiteti privat të themeluar nga myftiu në Novi Pazar.
Pas vdekjes së tij, u shfaqën mosmarrëveshje në familje. Një mosmarrëveshje “krisi” midis djalit të tij të madh Osamës dhe gruas së tij të dytë.
Një nga problemet është mënyra e funksionimit dhe menaxhimit të universitetit të lartpërmendur. Usama Zukorliq pretendon se funksioni i Elfiqit në universitet është ngrirë që prej vdekjes së myftiut, por ajo pretendon se ende ka të drejta mbi universitetin.
Një çështje ishte ngritur si temë në publik pasi Elfiq, gruaja e dytë e Zukorliqit, tha se nuk kishte fare informacion se një procedurë hetimi dhe autopsie ishte nisur ndaj bashkëshortit të saj, me iniciativë të djalit të tij të madh.
Dhe në mes të kësaj lufte që është bërë lidhur me trashëgiminë e myftiut, që është bërë temë dominuese në Sanxhak, së fundmi kanë dalë pretendime të reja.
Mediat në Serbi raportojnë se myftiu Zukorliq dyshohet të ketë lidhur kurorë me një “grua të tretë” hjatë jetës së tij.
Mediat raportojnë se bëhet fjalë për gazetaren Belkisa Cërnovërshanin, e cila raportohet se ka kërkuar në gjykatë të drejtat e saj si grua me të cilën myftiu ishte në martesë, sipas normave sheriatike.
