Të fundit

Interi me kontratë të re për Inzaghin

Interi do t’i ofrojë kontratë të re Simone Inzaghit.

Mediat italiane kanë raportuar se drejtuesit e klubit do të nisin bisedimet me trajnerin për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Inzaghit përfundon në vitin 2023. Klubi zikaltër do t’i ofroj kontratë dyvjeçare që do ta mbante Inzaghin në skuadër deri në vitin 2025.

Interi do t’i ofrojë pagë prej 5.5 milionë euro në edicion.

46-vjeçari, edicionin që mbeti pas, arriti të fitojë Kupën dhe Superkupën e Italisë me Interin.

Ai është pjesë e skuadrës që nga viti i kaluar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci