Zbardhet dinamika e historisë së mbajtur sekret, si ndërhyri nëna e tij në program për ta distancuar nga Fifi për hir të partneres së tij në Prishtinë. Pak ditë më parë, ish-futbollisti Granit Cana nga Kosova tregoi historinë e dashurisë me një vajzë nga Peja, të cilën e dashuron ende, ndonëse thuhet se janë ndarë.
Ai zbuloi se vajza ka qenë shumë xheloze dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë hyrja e tij në “Big Brother”. Ndërkohë është zbuluar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën Granitit prej dy vitesh vitesh, quhet Gresa Osmani.
Ajo është nga Peja dhe jeton në Prishtinë. Burime pranë çiftit që thuhet se duhen shumë, por po kalojnë një krizë, kanë treguar për “Revista Who” se ato janë parë për herë të fundit në “Episode Festival”, mbajtur në Shëngjin këtë verë, pak kohë para se Graniti të futej në “Big Brother”.
Por këtë fakt Graniti e ka pohuar vetë duke i deklaruar Fifit se “Jam i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë”. Fifi dhe Graniti pranuan se duan të mbeten vetëm miq, pavarësisht afërsisë që kanë pasur deri para pak ditësh.
Mirëpo, në spektaklin e së martës, ai shtoi gjithashtu se nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që i ka bërë të gjithë të aludojnë se Graniti ka një lidhje jashtë. E pas mesnate, teksa bisedonte me Fifin, ai e pranoi për herë të parë se ka bashkëjetuar me një vajzë, por aktualisht kanë një marrëdhënie të komplikuar.
“Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision, do filloj të qaj dhe aty do ta merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja, por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di për të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, tha Graniti i prekur. Fifi u habit dhe e pyeti pse nuk i kishte thënë më herët, por Graniti pranoi se nuk ka dashur ta prekë si temë pasi marrëdhënia është në situatë të vështirë.
“Po ti të keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, i tha Fifi në mbyllje të bisedës.
