E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic është në dyshim, pasi është detyruar të futet përsëri në operacion në gju.
Sulmuesi ka kryer operacionin në gju menjëherë pas festës së titullit dhe konfirmohet se rikuperimi do të marrë të paktën 8 muaj kohë.
Pavarësisht kësaj, te Milani janë gati t’i ofrojnë një tjetër kontratë sulmuesit 41-vjeçar, por natyrisht me pagë më të reduktuar, duke qenë se Ibra do të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit 2023.
Tani Ibra, do të duhet të vendosë nëse do të rinovojë, apo do të varë këpucët në gozhdë, duke qenë se dy vitet e fundit ka pasur dëmtime shumë të shpeshta, të cilat nuk e kanë lejuar të nxjerrë në pah cilësitë e tij në fushë.
