Të fundit

Georgina Rodriguez bën daljen e parë publike pas humbjes së djalit

Georgina Rodriguez bën daljen e parë publike pas humbjes së djalit, bukuroshja shkëlqen në “Festivalin e Kanës”

Georgina Rodriguez bëri një paraqitje të guximshme teksa bëri daljen e saj të parë publike pas humbjes së djalit të saj dhe Cristiano Ronaldos.

Muajin e kaluar, ajo dhe Ronaldo zbuluan se djali i tyre kishte humbur jetën gjatë lindjes, por vajza, Bella Esmeralda erdhi pranë tyre. 28-vjeçarja ka marrë kohë për t’u kujdesur për vajzën dhe fëmijët e tyre dhe më në fund sot u shfaq në Francë për ‘Festivalin e Filmit në Kanë’.

Geo dukej elegante e veshur me një jumpsuit lëkure të zi ndërsa mbante një çantë portokalli Hermès.

Georgina kishte veshur po ashtu një palë taka të zeza të larta. Ajo po ashtu mbante një palë syze teksa flokët i kishte kapur në një model klasik.

Dalja e saj vjen pasi Cristiano dhe Georgina zbuluan në fillim të këtij muaji se emri i vajzës së tyre të porsalindur është Bella Esmeralda.

E dashura e asit portugez njoftoi emrin që kishin zgjedhur për të voglën me tre foto të adhurueshme të saj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci