Të fundit

Shërbëtori i Putinin kërcënon: “Jam i interesuar për Poloninë”

Ramzan Kadyrov, kukulla e Putinin në Çeçeni, postoi një video në rrjetet sociale duke thënë se “çështja e Ukrainës është zgjidhur” dhe se ai “është i interesuar për Poloninë”.

“Çështja e Ukrainës është zgjidhur. Unë jam i interesuar për Poloninë. Polonia, çfarë po përpiqet të arrijë?”, dëgjohet duke thënë Kadyrov në videon e publikuar nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr. Në video, Kadyrov më pas fillon të kërcënojë seriozisht, transmeton Paparaci.

“Pas Ukrainës, nëse marrim urdhër, do t’ju tregojmë se çfarë mund të bëjmë për gjashtë sekonda. Më mirë ktheni armët dhe mercenarët tuaj dhe kërkoni zyrtarisht falje për atë që i keni bërë ambasadorit tonë. Ne këtë nuk do ta injorojmë, mbajeni në mend këtë”, tha Kadyrov.

Kadyrov besohet se i referohet Sergei Andreyev, ambasadorit të Rusisë në Poloni, i cili u sulmua në Varshavë më 9 maj. Atëbotë Andrejev ishte lagur me shurup të kuq, për çka Moska ka reaguar ashpër./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci