Të fundit

Dy mësueset heroina që sakrifikuan jetën për të mbrojtur nxënësit në Texas

“Ne kemi një vit të mrekullueshëm përpara nesh!”, – kjo frazë e ëmbël dhe e thjeshtë, e shkruar nga mësuesja e klasës së katërt, Eva Mireles në fillim të vitit shkollor, është tashmë veçse se një mesazh përkujtimor . Të enjten, ditën e fundit të shkollës, ajo dhe mësuesja tjetër Irma Garcia duhet të përgatisnin klasën e tyre në qytetin e vogël Teksan të Uvalde për pushimet verore.

Në vend të kësaj, familjet e tyre po bëjnë organizime funerali, pasi ata u qëlluan nga të shtëna masive, ku u vranë 19 nga studentët e tyre.

Garcia u gjet nga oficerët “duke mbajtur fëmijët në krahë deri në frymën e fundit”, është shprehur nipi i saj John Martinez për New York Times.

“Ajo sakrifikoi veten duke mbrojtur fëmijët në klasën e saj. Ajo ishte një heroinë”. Një tjetër e afërme e viktimës është shprehur se “ajo la mënjanë frikën e saj, për të mbrojtur studentët.”

Ndërsa pikëllimi për viktimat vazhdon, zemërimi ka vërshuar në SHBA për mundësinë e një tragjedie të tillë të lejuar në shkollë.

Në Teksas është e ligjshme të blesh një armë në moshën 18 vjeç, dhe sipas mediave amerikane, sulmuesi bleu pushkën e tij gjysmë-automatike të stilit AR-15 menjëherë pas ditëlindjes.

Kujtojmë se të paktën 185 fëmijë, edukatorë dhe njerëz të tjerë janë vrarë në sulmet në shkollat amerikane që nga masakra e vitit 1999 në Columbine High, sipas të dhënave nga Washington Post.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci