Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka urdhëruar krijimin e një komande të re ushtarake për jugun e vendit, në kufi me Ukrainën, sipas publikimit të një videoje, raporton Sky News, transmeton Paparaci.
Duket se vendi planifikon të vendosë trupa të operacioneve speciale në tre zona pranë kufirit të tij jugor me Ukrainën.
Lukashenko ka folur gjithashtu për rolin e raketave të prodhuara nga Rusia në rritjen e mbrojtjes së vendit të tij, tha Reuters.
Më herët u raportua se Rusia ishte parë duke lëvizur sistemet e raketave Iskander në rajonin perëndimor të Brest-it të Bjellorusisë, duke rritur mundësinë e sulmeve të reja raketore në Ukrainën perëndimore.
