Të fundit

Komuna e Graçanicës ia bart Policisë sistemin e kamerave

Komuna e Graçanicës, pas vendimit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi, lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në hapësira publike, ka zbatuar rekomandimet e AIP-së.

Madje, komuna ka njoftuar se i tërë ky sistem iu është bartur Policisë së Kosovës, respektivisht Stacionit Policor në Graçanicë.

Kjo do të bëhet për qëllim të rritjes së sigurisë publike. Vendimi nga Agjencia për Informim dhe Privatësi ishte marrë më 20 prill, 2022.

Sipas kësaj agjencie, i gjithë procesi i bartjes së këtij sistemi është bërë në prani të zyrtarëve të AIP-së.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi është në pritje edhe të zbatimit të vendimeve tjera të
nxjerra për komunat të cilat tashmë ka inspektuar, si dhe është duke vazhduar inspektimin
edhe në komunat tjera me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-082 për
Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, thuhet në komunikatën e AIP, dërguar medieve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci