Grupi muzikor “ABBA”, kanë pranuar të shkruajnë këngën reprezentuese të Mbretërisë së bashkuar në “Eurovision”, por duan që Dua Lipa ta këndojë atë.
Pop grupi suedez, në vitin 1974 fitoi konkursin e “Eurovision-it” me mega-hitin “Waterloo”.
Dyshja u shfaqën në episodin e së premtes në “BBC Breakfast”, teksa diskutuan lajmin se menaxhmenti i Duas, TaP Music, po kërkon një këngëtare për të konkurruar për të përfaqësuar Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision 2022, që do të mbahet në “PalaOlimpico” në Torino, Itali.
“Pjesëmarrësit e Mbretërisë së Bashkuar nuk kanë pasur të njëjtin fat me interpretuesin e vitit të kaluar, James Newman, që fitoi zero pikë në ceremoninë e majit me këngën e tij “Embers” në Roterdam”, shkruan DailyMail.
Megjithatë, Bjorn Ulvaeus i Grupit ABBA dhe Benny Andersson, thanë se mund ta kthenin fitoren nëse Dua do ta vinte veten në gatishmëri për të performuar.
“Zgjedhja e një përfaqësuesi është një gjë, kompozimi është një gjë tjetër. Kështu që ju duhet edhe një këngë e mrekullueshme edhe një përfaqësues i mirë”, është shprehur Benny Anderson.
Kur u pyet nëse do të konsideronin pjesëmarrjen sërish në Eurovision, ai tha: “O Zot, një prezantim tjetër si Mbretëri e Bashkuar? Unë nuk e di”.
Ndërsa përgjigjia e Bjorn Ulvaeus ishte: “Jo”.
Megjithatë, Benny këmbënguli: “Por cili është rreziku? Nuk mund të jesh më keq se i fundit”.
