Të fundit

Gruaja e Daut Haradinajt tregon se si hoqi dorë nga ëndërrat e saj për të

Lola Haradinaj, është përsonazh i njohur për publikun shqiptar meqenëse është pjesë e mediave rozë prej vitesh.

Ajo më së shumti është komentuar për jetën e saj private dhe romancën me ish-deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj.

Lola, për emisionin “E diel”, ka rrëfyer sakrificën e saj për dashurinë, duke hequr dorë nga ëndërra e të qenurit këngëtare.

Lola, gjatë rrëfimit, thesoi se nuk ishte shkak xhelozia, po mirëkutimi i saj për statusin e bashkëshortit.

“Kam qenë goca më e vogla në familje, jam rritur e përkëdhelur duke qenë si më e vogla, kam ndjekur shkolla muzike, shkolla baleti, shkolla për piano sepse ëndërroja që një ditë të bëhesha artiste e të këndoja dhe jam bërë deri diku por që tani kam një status tjetër që marr përgjegjësi për atë se çfarë përfaqësoj”, ishte shprehur Lola.

“Kur unë filloja të këndoja dola edhe në skenë, Dauti bashkëshorti im më ka parë nëpërmjet ekranit edhe duke kënduar edhe duke prezantuar, duke qenë pjesë e televizionit. Kur unë fillova të krijoi një lidhje dhe pretendoja të martohesha me të, të krijoja një familje ai nuk është se e kishte me shumë qejf punën e këndimit, gjë që unë në atë kohë si 18 vjeçare që isha e doja shumë. Por, unë hoqa dorë nga muzika për Dautin. Nuk është xhelozi as fanatizëm por e kam respektuar dëshirën që unë më të mos jem pjesë e këndimit duke e ditur statusin që ai ka”, u shpreh më tej Lola.

Lola dhe Dauti ndërkohë janë prindër të dy fëmijëve të quajtur, Troja dhe David.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci