Të fundit

Zv/drejtori i policisë në veri: Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e dyfishtë

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e babait dhe vëllait të tij në Mitrovicën e Veriut, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Stacionin Rajonal, Besim Hoti.

Hoti ka konfirmuar vdekjen e dy personave, babë e bir, të cilët dyshohet se u vranë nga bashkë-familjari i tyre.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.


Milan Bigoviq

Ndërkaq, siç raportoi sot KosovaPress, mosmarrëveshja familjare që rezultoi me dy vdekje ndodhi në familjen Bigoviq në veri të Mitrovicës.

Bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më 1993, derisa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur, dhe ndërroi jetë në spital, është Millan Bigoviq.

Millan Bigoviq është avokat i njohur, i cili ushtron aktivitetin e tij në Mitrovicë të Veriut.

Vriten babë e bir në veri të Mitrovicës pas një konflikti familjar

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci