Të fundit

Kryeministri krenohet me vizitën në ShBA, përmend marrëveshjen 200 milionëshe

Kryeministri Albin Kurti të premten ka folur për vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ka prezantuar si të arritur kyçe negocimin e marrëveshjes së vlefshme 200 milionë euro me korporatën amerikane “MCC”, për investimet në energji.

Kryeministri Kurti tha se në ShBA ka ftuar investitorët amerikanë që të investojnë në Kosovë, jo për të sakrifikuar, por për të fituar.

Ai këto komente i bëri në hapje të Forumit e Bizneseve të Diasporës që po mbahet në Prishtinë.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore në ShBA. Gjatë vizitës kemi negociuar marrëveshjen me MCC për sektorin e energjisë. Në Amerikë, thirrja jonë ishte që të kontribuohet për Kosovën duke përfituar. Potencialet e Kosovës i kam prezantuar edhe në Davos”, tha Kurti.

Shefi i ekzekutivit u deklarua shkurtimisht edhe për aktivitetet ekonomike në vend gjatë vitit 2021.

Kurti tha se viti 2021 ka qenë vit i zhvillimit ekonomik me një normë më të madhe që nga pas lufta me 10.5 përqind, si dhe rritje të investimeve direkte prej 22 përqind dhe rritje të të hyrave tatimore.

Ai ka ftuar mërgatën të investojë në Kosovë, siç tha ai për zhvillimin e vendit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci