Të fundit

Pse BE po vonon në miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë?

Presidenti Zelensky ka deklaruar se çdo moment që perëndimi po vonon sanksionet ndaj Rusisë, jetët e humbura në Ukrainë po rriten.

“Vetëm shikojeni situatën. Shikoni se sa javë i është dashur BE-së të dakordohet për paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë”, ka thënë ai.

Tashmë ka kaluar gati një muaj që kur shefja e Komisionit Europian propozoi paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, ku përfshihej dhe ndalimi i eksporteve të naftës ruse.

Por pse i është dashur kaq shumë BE-së që të miratojë masat e propozuara?

Rezistenca ndaj vendeve të varura nga nafta ruse, sidomos Hungarisë ka bërë që të mos ketë një marrëveshje unanime.

Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi në embargon e naftës.

Të hënën, udhëheqësit e BE-së, do të takohen në një samit të jashtëzakonshëm ku pritet të diskutohen çështje të rëndësishme rreth luftës në Ukrainë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci