Të fundit

Vrasja e dyfishtë në veri, babë e bir dyshohet se u therën me thikë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka thënë se M. Bigoviq dhe djali i tij, U. Bigoviq, dyshohet se u therën me thikë për vdekje nga familjari i tyre, M. Bigoviq.

Në një njoftim për media të premten, Prokuroria tha se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë është djali i të vrarit M. Bigoviq dhe vëllai i viktimës tjetër, U. Bigoviq.

“Rreth orës 5.30 të mëngjesit në banesën në rrugën “Krajl Petri“ në Mitrovicë – Veri, i dyshuari M.B., për motive tani për tani të panjohura ka privuar nga jeta babain e tij M.B., dhe vëllaun binjak U.B., me këtë i dyshuari ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë”, njoftoi sot Prokuroria.

“Në bazë të hetimeve të para dyshohet se viktimat janë goditur në trup me thikë”, thuhet në komunikatën e organit të akuzës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe prokurori kujdestar i Departamentit për
Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, tha Prokuroria.

“Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është
ndaluar për 48 orë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci