Të premten, ish-futbollisti Granit Cana, është befasuar nga ish e dashura e tij, e cila kishte dërguar një letër në të cilën shkruhej për lidhjen e tyre dhe raportin që ata kishin.
Në diskutimin e Fifit dhe Granitit, ditën e sotme, u përfol letra e veçanërisht fjalët “Mos më përdor për lojë”.
“Ajo vajza, te ajo letra e ka shkruar një fjali “Mos më përdor për lojë”, kështu nisi biseda mes Fifit dhe Granitit, ndërsa Graniti veq kishte bërë të ditur, se ai merakoset që nuk mund t’i bind banorët për atë që është në të vërtetë, nëse ajo nuk vjen në program.
“Kurrë, kurrë në jetë nuk e kisha bërë një gjë të tillë. Ajo për mua është një gjë shumë e madhe. Ajo më njeh siç më njohin këtu. Pa ardhë ajo me i bind nuk mundem të tregoj, t’i bind”, u shpreh Cana.
Graniti ka diskutuar disa herë brenda shtëpisë për ish të dashurën, me të cilën tha se ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë.
Sa i përket marrëdhënies mes atij edhe Fifit, këta dy janë pajtuar të jenë shokë.
Theksojmë që këtë javë banori i larguar nga “Big Brother VIP” ka qenë këngëtari Ardit Çuni.
