30-vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër.
Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.
Ndërkohë që për vdekjen e 30-vjeçarit ka reaguar edhe reperi Fero i cili përmes një postimi në Instagram ka shprehur ngushëllime.
Viktima duket se ka qenë shok i reperit Fero.
“Allahu n’xhenet vlla”, ka shkruar ai krahas fotos së publikuar në Instagram.

