Një 30 vjeçar, mbeti i vrarë mesnatën e mbrëmshme në Ferizaj, pasi i njëjti u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga i dyshuari Q. J.
Në dosjen e prokurorisë përshkruhet se motivi i kësaj vrasje dyshohet se ka të bëjë me djegien e një veture të vëllait të të dyshuarit, rep-kengëtarit Buta dhe se i dyshuari ka pretenduar se vetura i ishte djegur nga tashmë viktima G. H., shkruan Kallxo.com.
Sipas dosjes, i dyshuari me parapërgatitje dhe me dashje e ka kryer vrasjen.
Megjithatë Prokuroria nga ky rast ka siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë në atë zonë.
Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri dhe shtatë gëzhoja.
Gjithashtu, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.
