Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e Ferizajt, ku si pasojë e një përleshje ku u përdorë edhe armë zjarri, ka mbetur i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni, ndërsa mbeti i plagosur personi i dyshuar për vrasjen, Qëndrim Januzi.
Portali Sinjali ka publikuar sot një video-inicizim nga momenti i vrasjes së 30-vjeçarit. Pamjet janë të rënda.
Januzi, siç tregojnë pamjet, i afrohet viktimës të cilin e godet për ta rrëzuar në tokë para se ta gjuajë me armë.
Ngjarja sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj dyshohet se ka ndodhur pasi viktima Gazmend Hyseni, i njohur në qytet si “Strella”, ia kishte djegur rreth dy muaj më parë veturën e tipit “Mercedes”, Betim Januzit, vëllait të Qëndrim Januzit.
“Pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ta takuar të ndjerin shtënë në drejtim të tij me armë zjarri shtatë herë, me ç’rast si pasojë e të shtënave, nga plagët e marra ndërron jetë”, shkruan në dosjen e Prokurorisë së Ferizajt.
Dosja e Prokurorisë: Zbardhet motivi i vrasjes së 30-vjecarit në Ferizaj
