Të fundit

Nepal: Zhduket avioni me 22 persona në bord, thonë zyrtarët

Një aeroplan me 22 persona në bord është zhdukur në malet e Nepalit, sipas zyrtarëve të linjës ajrore dhe qeveritare, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Avioni i vogël që operonte nga një linjë ajrore private në vendin e Azisë Jugore u zhduk të dielën në mëngjes.

Ai kishte qenë në një fluturim të planifikuar 15-minutësh nga qyteti turistik i Pokhara në qytetin malor të Jomsom dhe humbi kontaktin me kullën e aeroportit menjëherë pas ngritjes.

Policia lokale tha se nuk kishte asnjë informacion për avionin Twin Otter, i cili i përkiste Tara Air dhe një kërkim ishte duke u zhvilluar.

Aeroplani 9N-AET thuhet se ka humbur kontaktin në orën 9:55 të mëngjesit, sipas një zyrtari të Tara Air.

Një kontrollues i trafikut ajror në aeroportin Jomsom tha se ata kishin një raport të pakonfirmuar për një zhurmë të madhe në Ghasa të Jomsom, sipas Kathmandu Post.

Publikimi shton se një helikopter është dërguar në zonat ku është bërë kontakti i fundit, i cili ka qenë në Lete Pass.

Avioni mbante 13 nepalezë, katër indianë, dy gjermanë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Prej disa ditësh në zonë bie shi, megjithatë fluturimet po funksionojnë si zakonisht.

Rruga që mori avioni kërkonte që ai të fluturonte midis maleve përpara se të ulej në një luginë.

Është një rrugë e njohur me alpinistët e huaj që ecin në shtigjet malore, si dhe me pelegrinët indianë dhe nepalezë që vizitojnë tempullin e nderuar Muktinath.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci