Të fundit

Merret vendimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Ferizaj

Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari ka njoftuar se gjykata e këtij qyteti ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Qëndrim Januzit, i dyshuar për vrasjen që ndodhi të shtunën pas mesnate.

Jashari në një prononcim për Paparacin tha se i dyshuari për momentin është në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Masën e paraburgimit, siç tha ai, Januzi do ta mbajë në spital dhe është duke u ruajtur nga Policia.

“Ju ka caktu masa e paraburgimit 30 ditë, për momentin është në spital, masën e mban në spital dhe ruhet nga policia, në momentin kur shërohet plotësisht transferohet në Qendrën e Paraburgimit”, deklaroi Jashari.

I dyshuari kryesor për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, është Qëndrim Januzi, i cili në vendngjarje ka mbetur i plagosur, raporton Paparaci.

Megjithatë, avokati i Januzit, Kastriot Zenuni tha se seanca është mbajtur në spital dhe se ende nuk e ka pranuar vendimin e paraburgimit.

“Gjendjen nuk e ka pasur shumë të mirë. Përgjigje ka mujt me thënë po ose jo. Edhe doktori ka thënë që gjendja e tij është kështu. Rekomandimi i doktorit ka qenë që nuk mundemi me malltretu me fol ai më shumë”, deklaroi në një prononcim për Paparacin.

Sidoqoftë, Policia me anë të raportit 24-orësh theksoi se i dyshuari Qëndrim Januzi është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili në ato momente ishte me rroba civile.

“I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në kumtesë të PK-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci