Të fundit

Zjarr i madh në një depo në Zvicër

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një ndërtesë industriale në Sprittenbach afër Cyrihut.

Shtatë persona pësuan asfiksim, katër prej të cilëve u shtruan në spital.

Sipas policisë së kantonit Aargau, zjarri ka rënë në një objekt magazinimi në të cilin ruhet edhe bitum, prandaj tymi është shumë i zi. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës dhe në një distancë prej disa kilometrash është parë një re e madhe tymi.

Bitumi është i nevojshëm për prodhimin e asfaltit. Sipas zëdhënësit të policisë Adrian Bieri, zjarri u përhap shpejt në ndërtesa të tjera. Megjithatë, nuk ka ndërtesa banimi në afërsi.

Pjesa e pasme e magazinës u shemb rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit. Ndërtesa të tjera u dogjën dhe u shembën, raporton Tagesanzeiger./tch

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci