Të fundit

Europol për furnizimet me armë: Të evitohen situata si në Ballkan

Në lidhje me furnizimet me armë në Ukrainë, Europol është shprehur me shqetësim, se furnizimet me armë nga BE drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara.

Autoriteti evropian i policisë, Europol është i shqetësuar, se armët që këto kohë nga Bashkimi Evropian po shkojnë drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara. “Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale”, është shprehur drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle në intervistë me gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Lëvizje të fshehta terroristësh mes Ukrainës e BE

Për këtë arsye Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bollte. “Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët evropianë”, ka thënë drejtoresha e policisë europiane. Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Europol po ashtu ka paralajmëruar nga rritje e ndjeshme e dhunës në rrugët evropiane. Drejtoresha e Europol në bisedë me “Welt am Sonntag bën fjalë për një “nivel të dhunës në rrugët evropiane, që nuk e kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine.”

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci