Të fundit

Petkoviq e bëri “paqeruajtës” Vuçiqin, Vela e qet në rrenë

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela i ka reaguar drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se presidentja Vjosa Osmani mund të marrë leksione nga Aleksandar Vuçiq se si bëhet paqja në Ballkanin Perëndimor.

Vela në një postim në Twitter iu kundërpërgjigj duke i thënë se pjesa tjetër e rajonit nuk ka një kujtesë kaq të shkurtër si ai.

“Pra, na kurseni leksionet tuaja. Ne i kujtojmë shumë mirë ditët ‘radikale’ të Vuçiqit kur ai i shërbeu “paqes” në rajon, gjë që i dha atij një vend në listën e zezë të BE-së në vitin 1999”, shkroi Vela.

“Ju nuk mund ta zbardhni të kaluarën e tij, edhe nëse jeni përpjekur”.

Petkoviq në një postim në Twitter u mundua ta paraqesë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si një “paqeruajtës” në rajon.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci