Të fundit

Kanye West tregon se ç’fshihet pas prerjes së çuditshme të flokëve

Reperi 44-vjeçar i çuditi të gjithë javën e kaluar kur doli në Miami me një model flokësh aspak të zakontë. Fansat i kthyen fotot e West në shaka, duke thënë me humor se ai kishte lënë vajzën e tij 8-vjeçare North t’ia priste flokët.

Por, së fundmi në një intervistë reperi zbuloi prej nga i ka ardhur ky frymëzim.

“Fobia e shëndetit mendor, kjo është arsyeja pse e bëra këtë prerje flokësh”, tha West në emisionin e TV Revolt “Drink Champs’”.

“Deklarimi i çmendurisë është një formë kontrolli… Në fillim e quajta Britney. Tani ata mund ta quajnë Ye.”

West po i referohej incidentit të vitit 2007 kur Britney Spears shkoi në një sallon në Kaliforni pasi doli nga rehabilitimi dhe qethi vetë flokët kur ish-bashkëshorti Kevin Federline nuk e lejoi të shihte djemtë e saj. Ajo u vendos në një kujdestari menjëherë pas kësaj.

“Fakti që prerja ime e flokëve dhe emri im i ri erdhën në të njëjtën kohë tregon diçka,” shpjegoi më tej West. “Kjo ishte më e vështirë sesa mbajtja e kapelës së Trump, sepse imazhi im është i rëndësishëm. Dhe ju e dini, si njeri me ngjyrë, prerja e flokëve do të thotë shumë. Unë jam një artist, kështu që kur shihni flokët është një përfaqësim i mendimeve të mia në zhvillim.”

Gjithashtu pas flokëve Kanye “zhduku” edhe vetullat e tij.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci