Të fundit

Europa do të “rifuqizohet” pas raundit të fundit të sanksioneve ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur në një konferencë për media në Bruksel pasi BE-ja vendosi ndalim të ri për importet e naftës nga Rusia.

Ajo tha se BE-ja do të “rifuqizojë” veten dhe do të ripozicionojë varësinë e saj nga nafta dhe gazi rus në mes të valës së fundit të sanksioneve ndaj Kremlinit.

“Është solidariteti dhe bashkëpunimi që janë në zemër të çdo strategjie të suksesshme për t’u marrë me Rusinë si një furnizues që nuk është i besueshëm më”, tha ajo.

“Bashkëpunimi, për shembull, siç është demonstruar nga Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Belgjika, të cilët disa ditë më parë treguan në samitin e përbashkët se çfarë do të thotë zhvillimi i energjisë së erës në det të hapur në Detin e Veriut”.

“Dhe, sigurisht, solidariteti. Kjo ishte një temë e rëndësishme sot, duke treguar se në rast të një ndërprerjeje të plotë të rrjedhës së gazit nga Rusia, gazi lejohet të rrjedhë kudo që nevojitet në Europë”.

Ursula von der Leyen  vazhdoi ta quante pushtimin rus të Ukrainës një “rikujtim të fortë” të nevojës për të “forcuar kapacitetet e mbrojtjes”.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci