Pas 15 vitesh që vendosi të largohej nga “Top Channel”, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.
Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës. Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.
Por sa kushton që një femër të ketë të sajat dy produktet e koleksionit? Për trendet mesatare në Shqipëri e Kosovë, duhet ta shtrëngoni mirë rripin, shkruan një komentues.
Çantat e saj në të gjitha nuancat kanë një çmim fiks, 139 euro, teksa vetëm kapelja e thjeshtë e plazhit në 14 nuancat e saj kushton 69 euro. Për dy produktet, kostoja totale e kësaj vere ishte 208 euro. Ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja në “Top Channel”, Luana ka vendosur të tërhiqte nga televizioni.
Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.
Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit.
Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën. Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov.
