Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi e përmendi në deklarim në mbledhjen e qeverisë lidhur me tërheqjen e 30 për qind të Trustit Pensional.
Ai e quajti diletant Bekim Haxhiun, deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe tutje tha se, fakti se kush e ka iniciuar këtë çështjen e tregon nivelin e profesionalizmit dhe seriozitetit, derisa nuk i përmendi emrin Bekim Haxhiut.
Bekim Haxhiu nismëtarë i kësaj nisme reagoi me një shkrim të gjatë në Facebook ku ka shkruar edhe për punën e tij në pesë mandate si deputet.
Ai tutje ia ka përmendur Kurtit skandalin ku dyshohet se ambasadori Martin Berishaj është përfshirë në një afer korruptive.
Haxhiu tutje ka shkruar se kjo tërheqja e Trustit është kërkesë e qytetarëve pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti po i zhgënjen qytetarët dhe nuk po ndikon në përmirësimin e jetës së tyre.
Por që siç ka shkruar rrugët e tyre u ndanë kur Bekim Haxhiu u angazhua në UCK dhe u plagos ndërsa Kurti nuk morri pjesë në luftë aktive por që sipas Haxhiut gëzon statusin e veteranit pa luftuar asnjëherë.
Kryeministri kundërshton tërheqjen nga Trusti, e quan “diletant” deputetin Haxhiu
