Vetëm dy javë pasi ngjarjes tragjike në të cilën gjatë xhirimeve të filmit u vra aksidentalisht kinematografja Halyna Hutchins një tjetër dramë ka ndodhur në prapaskena.
Një anëtar i këtij filmi është kafshuar nga një merimangë helmuese dhe dyshohet për helmim të rrezikshëm të krahut.
Jason Miller, përgjegjës për vendosjen dhe çmontimin e ndriçimit tha se u kafshua nga merimanga helmuese.
Pas disa ditëve, Miller kishte disa simptoma duket mos e ndjerë krahun, e që sipas Sky News, indi i lëkurës i ka vdekur.
“Jason është shtruar në spital dhe ka pasur disa operacione. Mjekët po bëjnë çmos për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij”, tha një burim i afërt me aktorin.


