Të fundit

Miftaraj: Partia në pushtet po e korrupton luftimin e korrupsionit

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas publikimit të skandalit të Florent Ramqaj, këshilltarit të ministrit Liburn Aliu.

Në një postim në Facebook Miftaraj ka shkruar se partia në pushtet është duke korruptuar luftimin e korrupsionit në Kosovë.

“Partia në pushtet ngadal dhe sigurtë po e korrupton luftimin e korrupsionit në Kosovë. Nga një parti plot gojën luftë kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra, depolitizim të bordeve dhe ndërmarrjeve publike, është kthyer në pushtet ku luftohet korrupsioni vetëm ndaj kundershtareve politik”, shkruan ai.

Tutje Miftaraj ka shtuar se nuk mbetet asnjë shpresë se paria në pushtet është ndryshe nga partitë tjera politike.

“Perderisa, ofron imunitet te plote per secilin anetar te partise kur kapen ne afera korruptive, nuk mbetet shprese se jane ndryshe nga partite tjera politike. Reagimi do te duhej te ishte i ashper, i drejteperdrejte dhe pa kompromis. Kete nuk po e shohim, se paku Jo deri tani. Kultura e pandeshkueshmerise sinonim I qeverisjes ne Kosove”, përfundon ai.

Gazeta Nacionale sot publikoi një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Siç shkruan mediumi përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.

Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Siç shkruan Nacionale emri i dajës së Florent Ramqaj është Halil Jahaj.

Kurse, shume e ryshfetit sipas mediumit është 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë tjera më vonë.

Publikohet afera e këshilltarit të Liburn Aliut

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci