Të fundit

Shpërthen tritoli në banesën e policit të Shkodrës

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në orët e para të mëngjesit pranë një banese në fshatin Hot i Ri në zonën e Shkodrës.

Nga raportimet, mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në murin rrethues të banesës së shtetasit, P.V., 49 vjeç, oficer policie në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Për pasojë ka vetëm dëme materiale në banesë, si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij tip Benz, i parkuar para banesës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit, raporton A2 News, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci