Të fundit

Sulm para një kishe në SHBA, një burrë vret dy gra e më pas veten

Një burrë në SHBA qëlloi për vdekje dy gra në parkingun e një kishe të Iowa-s para se ta qëllonte edhe vetët, të enjten mbrëma, tha policia.

“Personi ka kryer këtë akt të tmerrshëm rreth orës 18:50 derisa ishte duke u mbajtur liturgji për të rinjtë brenda Kishës Cornerstone në Ames”, tha para gazetarëve sherifi i qarkut Nicholas Lennie.

Grupet mbetën brenda kishës gjatë të shtënave dhe nuk u raportuan lëndime të tjera.

Nuk ka detaje të tjera për këtë rast, shkruan The New York Post.

Ames, ku gjendet Universitetit Shtetëror të Iowa-s, është një qytet me rreth 66,000 njerëz.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci