Të fundit

Si e propozoi bashkëshorti? Rrëfehet moderatorja shqiptare

Moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari së fundmi e ftuar në një intervistë ka treguar detaje nga jeta e saj private. Ajo ka qenë e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës.

Magjistari ka treguar se si kanë ardhur këto festa të fundvitit në familjen e saj, tashmë prej 3 personash.

“Festat kanë ardhur shumë gëzueshëm, sidomos tani që këto dy vitet e fundit me ardhjen në jetë të Mias është një gëzim i vërtetë”, – shprehet moderatorja e famshme.

Ndër të tjera, Rudina është pyetur nga Thumb nëse do të ketë një dasmë nga ajo dhe partneri i saj në 2018-ën.

“Me thënë të drejtën nuk jam natyra. Mua më duket sikur çdo ditë me programin tim, gjithë këto vite që jam marrë me këtë profesion më duket sikur një dasmë e vogël. është një nusërim i vogël! Për të gjitha prezantueset besoj! Janë gjithmonë ato qendra e vëmendjes, janë ato që përgatiten më herët për veshje, për fustane, për lookun, për flokët, që duhet të dominojnë situatat në çdo moment”, – shprehet Rudina.

Ndërsa e pyetur sesi i ka propozuar bashkëshorti ajo u shpreh se ishte një surprize shume e bukur, dhe se çdo dite ai e bën te dashurohet duke i thënë fjale te bukura.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci