Të fundit

Bislimi: Anëtarësimi në KE s’do të kushtëzohet me vendimin për Manastirin e Deçanit

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ka mohuar mundësinë që procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të kushtëzohet me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Në një intervistë për televizionin serb “N1”, Bislimi ka thënë se nuk ka asnjë shtetet që është kushtëzuar më ndonjë vendim të caktuar.

“Jo, këto janë mbase ide të dikujt. Kosova i plotëson kriteret që kërkohen. Ne kemi diskutu bashkarisht me shumë vende anëtare të cilat e mbështesin kandidaturën tonë dhe në bazë të analizës që kemi bërë kemi konkludu qe ne i plotësojmë kriteret që duhet për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës. Nuk ka asnjë shtet i cili është kushtëzu me ndonjë vendim të caktuar, kjo do ishte e palogjikshme, absurde dhe specifike vetëm për Kosovën që pastaj personat sponsorizues të kushtëzimeve të tilla do t’i vendoste në një pozitë të palakmueshme.”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Këshilli i Evropës do të jetë i lumtur me aplikimin e Kosovës.

“Do na presë me zemërgjerësi dhe në atë moment kur procedurat të tejkalohen ne do të jemi anëtar i barabartë me të gjitha vendet e tjera dhe do të mund të shfrytëzojmë mekanizmat e KE për benefitet e qytetarëve të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe ata të minoritetit serb”, ka deklaruar ai.

Krejt çka deklaroi Besnik Bislimi për mediumin serb N1

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci