Të fundit

Macron i ashpër ndaj Putin: Ke bërë një gabim historik duke pushtuar Ukrainën

“Ke kryer një ‘gabim historik dhe themelor’ duke pushtuar Ukrainën”, është mesazhi qe presidenti francez Emmanuel Macron i ka drejtuar Vladimir Putinit.

“Unë mendoj, dhe i thashë, se ai bëri një gabim historik dhe thelbësor për popullin e tij, për veten dhe për historinë”, është rrëfyer Macron në një intervistë për mediat rajonale franceze.

Presidenti Macron gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e një vizite në Kiev së shpejti. Udhëheqësi francez ka pasur shumë më tepër kontakte me Putinin që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, krahasuar me shumicën e homologëve të tij perëndimorë.

Telefonata e fundit e raportuar ishte një bisedë trepalëshe të shtunën mes Macron, Putin dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci