Të fundit

Putini me kërcënim të ri

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar të dielën se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta furnizojnë Ukrainën me rreze të gjata veprimi, raportoi të dielën CNN-i.

“Dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të zvarritë konfliktin e armatosur për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë Putini në një intervistë për kanalin televiziv Rossiya-1.

Ai ka shtuar se në rastin e dërgesave të raketave me rreze të gjata veprimi në Kiev, Rusia do të bëjë veprimet e duhura duke goditur objektet që nuk i ka shënjestruar ende.

“Nëse ata furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur objektet që nuk kemi synuar ende”, ka thënë Putini duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin me sisteme të shumta raketore lëshimi nga Amerika në Ukrainë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci