Të fundit

Kryediplomatja gjermane: Talebanët po e çojnë Afganistanin drejt shkatërrimit

Kryediplomatja e Gjermanisë ka shprehur shqetësime të martën gjatë vizitës në Pakistan se udhëheqësit talebanë të Afganistanit po e çojnë vendin në “rrënim” total, raportoi AP.

Annalena Baerbock bëri thirrje që çdo ndihmë ekonomike për Afganistanin e talebanëve duhet të përcillet me përmirësim të situatës me të drejtat e njeriut.

Talebanët, tha ajo, “po çojnë vendin drejt rënies” dhe “prindërit afganë nuk dinë si t’i ushqejnë fëmijët e tyre. Vajzat janë të privuara nga e drejta e tyre për edukim. Gratë janë pothuaj të përjashtuara nga pjesëmarrja në jetën publike”.

Talebanët po “shkojnë në drejtimin e gabuar”, tha ajo.

Që kur morën pushtetin në gushtin e vitit të kaluar, talebanët kanë vënë dekrete të ashpra në Afganistan duke u kthyer prapa te sundimi shtypës gjatë viteve 1990. Ata kanë ndaluar lirinë dhe të drejtat e grave, të cilat janë ndaluar të shkojnë në shkolla pas klasës së gjashtë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci