Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë kundërpërgjigjur liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un të martën duke shfaqur forcat ajrore nëpërmjet 20 avionevë luftarakë që fluturuan mbi ujërat në perëndim të Gadishullit Korean, për shkak të testeve të fundit raketore të Phenianit.
Pas nisjes së tetë raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të dielën nga Koreja e Veriut, SHBA-dhe dhe Koreja e Jugut kanë dërguar avionët luftarak F-35A, F-15K dhe F-16 mbi Detin e Verdhë, ka shkruar të martën CNN-i.
“Koreja e Jugut dhe SHBA-ja kanë demonstruar aftësinë dhe vullnetin e tyre të fortë për të goditur shpejt dhe saktë çdo provokim të Koresë së Veriut duke demonstruar aftësitë e tyre të kombinuara të mbrojtjes dhe qëndrimin përmes këtij fluturimi demonstrues të kombinuar të forcave ajrore”, tha të martën Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Fluturimet ndodhën pas dyshimeve se Pheniani është afër kryerjes së një testi të ri të armëve bërthamore.
Programi i armëve bërthamore të Koresë së Veriut është ndaluar nga Kombet e Bashkuara dhe Pheniani nuk ka testuar të tilla armë që nga viti 2017.
Por këtë vit ai ka testuar në mënyrë të përsëritur raketa që mund të mbajnë një kokë bërthamore, duke përfshirë raketa balistike ndërkontinentale që mund të arrijnë në kontinentin e SHBA-së.
