Të fundit

Kanadaja vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Kanadaja ka njoftuar se do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, sipas deklaratës së ministres së jashtme kanadeze Melanie Joly, raporton Sky News, transmeton Paparaci.

Masat do të parashikojnë një ndalim të eksportit të 28 shërbimeve, përfshirë kontabilitetin dhe reklamat që nevojiten për funksionimin e industrive ruse të naftës, gazit dhe kimikateve.

Në një deklaratë, Joly tha: “Pushtimi rus i Ukrainës tani ka zgjatur mbi 100 ditë. Në atë kohë, Vladimir Putin dhe regjimi i tij kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të patregueshme në Ukrainë dhe në mbarë botën”.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim pamëshirshëm përgjegjësinë për luftën e pakuptimtë të Vladimir Putin”.

“Kanadaja do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të parandaluar aftësinë e Putinit për të ushqyer dhe financuar makinën e tij të luftës”, deklaroi ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci